TIRANË- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranën nën akuzën për shpërdorim detyre. Gjokutaj u arrestua më 11 janar 2023, me zyrtarët e Ministrisë së Financave, pasi akuzohen se firmosën dokumentet e një magazinë për t’i kaluar 1.2 mln € kompensim një qytetari, Ilir Thana. Edhe këtij të fundit, i është komunikuar akuza për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa përmbaruesi Alban Rulit akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Këtë jave pritet ti komunikohet akuza për “shpërdorim të detyre” edhe ish drejtorit juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha.
Aktualisht, Gjokutaj është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, pasi Apeli i Tiranës i lehtësoi masën që ishte vendosur ndaj tij 'arrest shtëpie'. Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.
Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.
Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'
Sa keq gjith ky çun edhe hajdut
PërgjigjuKujdes sapunin ne Peqin Arlind.pac kemben e mbare per te gjithe qe pordhen doganen
PërgjigjuTurp! Ne Burg edhe Sekretar edhe ben ato turpe! Mer me vete edhe shoket laro qe ke Drejtor akoma ne MFE! Se sa ushe ti vu firmat! Po tani???? Apo ka vende plot?!
PërgjigjuArlind Gjokutaj, Shpërdorim detyre me pasoja 1.2 mln euro në arkën e shtetit, ‘arrest shtëpie’ për sekretarin e Ministrisë së Financave. Përse?!!!! Apo ska gje pune madhe se burgu eshte per ata qe ndrojn catin?! ata qe bejn avllin?! Na i thoni nese burgu eshte per fukarejt jo per keta.
PërgjigjuPër ty është
Arlindi djale i mire qe per te mos u bere pis me doganat iku edhe pse nuk ishte i afte per ate pune. Rama ne heshtje e privilegjoi siç beri me çiftin Ndreca, Ibrahimaj por kera laramane e kisjin mendjen vetem per te bere lek dhe konper pune. Me fund te fundit edhe Rama per ate pune i pelqente ndoshta
PërgjigjuNen dirigjimin e famozit Fatmir Xhafajt dhe Andi Ballta te ABI Bank me bashkepunimin e ngushte te Av. Genc Cifligu dhe me ekzekutues Shokun prekuror Ndini TAVANI eshte mbyllyr me sukses sistemi 'OKTAPOD' i goditjes poshte brrylit. Te rroj Shoku Fatmir qe na kaloj vettingun (belbezon Shoku NDINI neper kafenete prane prokurorise) pa per goditje jemi gati edhe kundra imperialisteve Amerikan apo kujtdo qe nuk na do!
Përgjigjupo mor shoku. se cfare lidhej ka ABI bank me akerikanet vetem ti mund te na i thuash. ajoe shte nje shell i shellit te shellit kompani (banke) qe vetem me ameriken nuk ka lidhje. gjithsesi suksese ne jete!