Arlind Gjokuataj dhe Alban Ruli

Abuzimet te 'Financat', Apeli lë në 'arrest shtëpie' 2 zyrtarët e ministrisë dhe përmbaruesin

2 Shkurt 2023, 10:38| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 15:22

  • Share

Më kërkesë të prokurores Arta Marku, Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin Alban Ruli.

‘Këto akte të prodhuara nga administrata nuk sjellin pasoja, u ndryshua masa e sigurimit me kërkesën e palës mbrojtjes. Jemi të bindur në pafajësinë e të mbrojturit prej nesh.’- u shpreh avokati Sokol Hazizi.

Ndërkohë Ilir Thana u la në burg. Zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pak javë më parë pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.

Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Skema e mashtrimit nga Thana
Gjithçka lidhej me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skapi: 02/02/2023 13:42

    Eh keshtu shfryhen ceshtjet ne kete vend dhe kur shkeljet jane flagrante. Tani ti japin dhe demshperblim per prishje imazhi se kjo ka mbetur!!!

    Përgjigju
    • jorgo: 02/02/2023 16:24

      Ndini Tavani prokurori i ceshtjes se bashku me gjykatesen-noteret te tij Rexhina Merlika nepermjet ndikimit te FAtmir Xhafaj kane bere nje maskarade juridike vetem e vetem per nderin qe i beri Ndinit per kalimin e vettingut ne KPA dhe kesaj Rexhines qe i ka premtu. Turp e skandal, drejtesi me regji

  • aldo: 02/02/2023 13:33

    talluni mbani ne burg ato qe skane leke

    Përgjigju
  • vvvvv: 02/02/2023 12:58

    vjedh 400 milion dhe arrest shtepie!!!!! ca mos te ikesh nga ky vend... asnje nuk reagon.

    Përgjigju
    • Or tej: 02/02/2023 15:20

      Te duket pak ty qe te rrish gjithe diten me gruan ne shtepi. Me mire burg or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?