GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin dhe 2 vartësit e tij

20 Prill 2022, 10:24| Përditesimi: 20 Prill 2022, 10:35

  • Share

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin dhe 2 vartësit e tij Julian Tapia, Ervin Murja, të cilët akuzohen për abuzim me tenderin për 'Rtsh Agro’. Ndërkohë për Alban Malaveci, është në kërkim, pasi u larguar drejt Italisë, para operacionit të SPAK.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për 'RTSH Agro', çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.  Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?