Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve

18 Mars 2023, 11:19| Përditesimi: 18 Mars 2023, 19:41

  • Share

“Në gjykimin tim më mirë të më thonin 'hap krahun', se sa të bëhen këto gjyqe politike”. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla para trupës gjykuese ku iu konfirmua masa e sigurisë "arrest me burg" pas akuzave për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Ndaj Allës dhe 6 zyrtarëve të të tjerë u vendos masa e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Në burg janë lënë edhe 3 përfaqësues të firmave ndërsa 2 të tjerë u lanë në "arrest shtëpie".

Një fakt interesant u zbulua në seancën e sotme. Një prej personave që ishte raportuar nga SPAK si i arrestuar nga policia është Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm që në fakt nuk ishte pas hekurave. Ai paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës. Sipas tij, ishte në shtëpi kur dëgjoi nga mediat se ishte i arrestuar dhe mori avokatin për të shkuar në seancë ku mësoi se ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg". Ndaj tij u vendos që masa e sigurisë të rivlerësohet në një tjetër seancë. Aktualisht është dërguar në qelitë e paraburgimit.

SPAK ka zhvilluar përgjime gjatë kësaj periudhe dhe ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Report Tv mëson se së bashku kanë udhëtuar jashtë vendit me makinë. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, që është mes të arrestuarve për abuzim, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por kanë arritur ta bindin që të kthehej.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Enkeleda Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Të arrestuarit dhe akuzat 

Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,

Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Leonard Daci, Sekretar i Përgjithshëm (i arrestuar, ende pa masë sigurie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Kastriot Ibrahimaj, administrator i 'BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Ora 14:24
U la në burg për abuzimin me tenderat, zyrtarja e bashkisë së Bulqizës mohon akuzat: U dorëhoqa nga posti i nënkryetares, nuk përballoja volumin e punës

1678966051_page.jpg

Enkeleda Lleshi, një prej zyrtareve të arrestuara nga bashkinë e Bulqizës për abuzimin me tenderin për ujësjellësin, në dëshminë e saj është shprehur se nuk ishte më nënkryetare e bashkisë.

Mësohet se Lleshi është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares për shkak të volumit të lartë të punës dhe aktualisht punonte në një drejtori të këtij institucioni.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi.

Ora 14:03
Avokati i Lefter Allës: Bëri gabim fatal, duhet të pranonte moskandidimin në zgjedhjet e 14 majit! Ju garantoj se s'ka ndërhyrë në tenderin me 3 mln euro

 

Në përfundim të seancës në GJKKO, Hysni Demiraj, avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ka folur para mediave duke mbajtur të njëjtin qëndrim se është sulm politik. Sipas Demirajt, është bërë se nuk pranoi të hiqte dorë nga gara në zgjedhjet e 14 majit.

“Është fillimi i procedimit. Prokuroria shqiptare dhe gjykata nuk kanë arrestuar vetëm rojën dhe pastruesen e bashkisë. Ne juristët duhet të jemi më të matur. Ai bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim. Ne do ndjekim rrugën ligjore, do ankohemi në panel.  Skandali më i madh kur akuzohet për 2 akuza.

Nëse një zyrtar mund të ketë kryer shkelje të barazisë së tenderave, s’mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Të akuzosh për 2 vepra penale më duket e padrejtë vetëm të bësh bujë, megjithatë sistemi është treshkallësh. Fillimi sa ka nisur. Ne s’kemi në dorë asnjë provë. Ne kemi pasur 2 netë në dispozicion. Ky është sistemi. S’jemi për të shajtur sistemin por për të mbrojtur Lefter Allën. Lefter Alla para marrjes së detyrave në bashki ka qenë biznesmen i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro.

Edhe në Bulqizë ka jetë por ai popull nëse është pa bukë, le të mbesin edhe pa atë kanal, le të mbesin edhe pa ujë. 90% e punimeve janë të kryera. Nuk ka hetuar fare prokuroria se si është problemi në terren. Megjithatë të mos paragjykojmë, vijojmë hetimet”, tha Demiraj.

Ora 13:36
Abuzimi 322 mln lekë me tenderin e Ujësjellësit, GJKKO lë në burg Lefter Allën, 6 zyrtarët e tjerë dhe 3 përfaqësuesit e kompanive! 2 në arrest shtëpie

1678958618_leftere1579713700575647x4501.jpg

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat 'arrest me burg' për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 6 zyrtarët e tjerë dhe 3 përfaqësuesit e kompanive. Ndër 2 të tjerë janë lënë në 'arrest shtëpie'.

Ora 13:19
SPAK e raportoi të arrestuar, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë shfaqet në seancën e GJKKO: Ja ku jam, e mora vesh nga mediat

1679142017_1200630fffff1678958860.png

Një fakt interesant u zbulua në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit për shkeljet me tenderin e ujësjellësit në Bashkinë Bulqizë. Njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu. Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg". E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave.

Ora 13:10
Abuzimi 322 mln lekë me tenderin e Ujësjellësit, SPAK përgjoi bisedat e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin! Nënkryetarja dha dorëheqjen por e rikthyen

1678958618_leftere1579713700575647x4501.jpg

Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por është bindur që të rikthehet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 19/03/2023 13:57

    Mos harroni ti coni dozen e kokanes ne burg se gjynah. Abuzim me 3 milion euro por ndonje sekuestro preventive sikur nuk lexova gjekundi

    Përgjigju
  • ilo: 19/03/2023 04:23

    denohwt ca pushtetare lokale,,,keta ne qeveri qe vjedhin miliona euro si beqja,,manastirliu,,ballluku,,,rama,ahmetaj,,veliaj,,,ketyre nuk i hyn gjemb ne kembe....

    Përgjigju
  • Vis maloku: 18/03/2023 22:56

    Xhaxhai vis alles na fieri

    Përgjigju
  • Babloku: 18/03/2023 21:40

    3M me I fut ne gjep ksaj I thone me hanger dardhat pas shpines se bablokut, dhe babloku ta ka dhan sinjalin qe dardhat kan maru per ty, po ti sdeshe me nigju bablokun dhe ta futi.

    Përgjigju
  • flamur: 18/03/2023 15:41

    ku i gjen piktori keta derra lluce ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?