Gjykata Gjirokastër

Kronikë

Abuzimi i 16-vjeçares në Këlcyrë, gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit

22 Shtator, 12:41| Përditesimi: 22 Shtator, 13:26

  • Share

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftin dhe P.B ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16 vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite rresht. Të njëjtën masë ka vendosur edhe për Artur Agon i cili është shpallur në kërkim për ngacmimi seksual dhe dyshohet se ndodhet në Greqi, vend ku dyshohet se u largua kur "plasi" skandali në internet.

Fillimisht ka qenë prokurorja Denisa Plaku ajo që ka paraqitur provat e deritanishme të ofruara nga OPGJ dhe AMP për personat e arrestuar duke argumentuar rolin e të tre personave në këtë ngjarje.

Në bazë të dëshmive të dhëna në polici dhe në bazë të komunikimeve në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje veçanërisht me Artur Ago, bëhet e qartë se personat që janë arrestuar për veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.

Nga ana tjetërr, avokatët mbrojtës të tre të pandehurve, kërkuan masë më të lehtë për klientet e tyre pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga polici Ago. Kristian Prifti 46 vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho 27 vjeç shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre.

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy policët, ndërsa vajza e mitur qendron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?