Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me abuzimin seksual të së miturës 11-vjeçare nga 5 persona në Prishtinë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka konsideruar mostra të cilat nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë. Aurela paralajmëron se nëse nuk forcohen ligjet dhe nuk ndëshkohen të tillë persona, do të ketë pasoja të shumta në ‘shpirtra’ të tjerë.
‘Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është ….e tmerrshme është pak të thuash.
5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.
A kanë nëna, motra? nShpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor. Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë. A KA LIGJ ? A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat? Mjerë fëmija me çfare është pêrballur. Çfare duhet të bëjmë?
Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë.’- shkruan Gaçe
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja
G.MO/ReportTv.al