Granit Gjana

Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)

27 Nëntor, 16:32| Përditesimi: 27 Nëntor, 16:52

  • Share

KUKËS- Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, njëherazi edhe ish0kryetari i komanduar i kësaj bashkie është dënuar nga GJKKO me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tenderë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjanës dënimi do t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove. Njëkohësisht, për një periudhë 5-vjeçare nuk do t’i lejohet që të ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim kishte kërkuar edhe Prokuroria e Posaçme, ndërsa trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi e shpallën Gjanën fajtor për shkelje të barazisë në 2 tenderë nafte.

Kallëzimi për Gjanën u bë më 22 maj nga Florian Cengu, administrator i shoqërisë “Ufo Cengu” sh.p.k, që humbi tenderët me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet. Gjatë hetimeve, SPAK gjeti se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Ndërsa më 6 dhjetor 2023, GJKKO urdhëroi pezullimin e tij nga detyra si prefekt i Kukësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 27/11/2024 17:34

    Gallat osht ky shtet Nje kushuriri I’m fukara ne kulmit u kam tu vjeth korent vetem nje llamb kishte boni 1 vite burg ne rrogozhin. Ky ka vjeth millibar del pa lag dhe thot edirama do bojm shtet .

    Përgjigju
  • Kasem Trebeshina: 27/11/2024 17:13

    Rroft Granit Gjana qē lekēt tana i ka bo thana. Burr i rall i gjithi pall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?