Kronikë

Abuzimi me çmimet e pajisjeve në laboratorit ushqimor te 'Bujqësori', Gjykata lë në burg 4 zyrtarët

26 Shtator 2022, 12:20| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 13:11

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët që u përfshinë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në burg mbetën: Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale; Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, Specialist i sektorit të bujqësisë; Ahmet Mejdani, Magazinier në magazinën qendrore të UBT. Të katërt akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.

Ata duhej të blinin pajisje për të ngritur laboratorin e sigurisë ushqimore pranë fermës së Universitetit Bujqësor në Kamëz, por i 30-fishuan çmimet në mënyrë që të përfitonin. Para disa ditësh, Report Tv siguroi dosjen dhe rezultonte se një grirës frutash njohur si (blender) është blerë me paratë e Universitetit për 276 mijë lekë por në realitet kushton jo më tepër se 30 mijë lekë.

Fryrja e çmimeve për pajisjet u konstatua edhe në blerjen e këtij frigoriferi që shihni në foto, që shtetit i ka kushtuar afro 109 mijë lekë kur në treg kushton 30 mijë lekë.

Pajisjet janë marrë në dorëzim me fatura të manipuluara në krahasim me vlerën e tregut. Zyrtarët publikë përcaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?