Universiteti bujqësor i Tiranës

Abuzimi me çmimet e pajisjeve në laboratorin ushqimor te 'Bujqësori', Apeli nuk pranon kërkesën për lehtësim të masës, lë në burg 4 zyrtarët

11 Tetor 2022, 16:25| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:31

  • Share

Apeli i Gjykatës së Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët që u përfshinë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të katërt akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.

Në burg mbetën: Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale; Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, Specialist i sektorit të bujqësisë; Ahmet Mejdani, Magazinier në magazinën qendrore të UBT.

Sipas hetimeve të prokurorisë ata duhej të blinin pajisje për të ngritur laboratorin e sigurisë ushqimore pranë fermës së Universitetit Bujqësor në Kamëz, por i 30-fishuan çmimet në mënyrë që të përfitonin. Para disa ditësh, Report Tv siguroi dosjen dhe rezultonte se një grirës frutash njohur si (blender) është blerë me paratë e Universitetit për 276 mijë lekë por në realitet kushton jo më tepër se 30 mijë lekë.

Fryrja e çmimeve për pajisjet u konstatua edhe në blerjen e këtij frigoriferi që shihni në foto, që shtetit i ka kushtuar afro 109 mijë lekë kur në treg kushton 30 mijë lekë. Pajisjet janë marrë në dorëzim me fatura të manipuluara në krahasim me vlerën e tregut. Zyrtarët publikë përcaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?