Çmime abuzive nga farmacitë? Autoriteti i Konkurrencës thirrje konsumatorëve: Sillni faturat

14 Mars 2020, 16:16| Përditesimi: 14 Mars 2020, 16:19

  • Share

TIRANE-Autoriteti i Konkurrencës u kërkon të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike në këtë moment shtetrrethimi nga koronavirusi.

"Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

Nëse dispononi fatura ose prova të tjera, jeni të lutur t'i dërgoni në adresën tonë zyrtare: [email protected]" thekson Autoriteti Konkurrencës.

Komento

Komente

  • Shaban: 14/03/2020 16:47

    Faturat i ka zyra rajonale tatimore. I ka ne nje sistem online qe dallon nese xhiro ulet apo ngrihet. Kerkoni elektronikisht faturat e 2 muajve te fundit dhe filtroni nje artikull per te pare cmimin e shitjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?