Ilir Beqaj

Kronikë

Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase

17 Janar, 10:41| Përditesimi: 17 Janar, 10:44

  • Share

TIRANË- Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GjKKO i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvendësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues. Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

Ish-drejtuesi i SASPAC Ilir Beqaj është në burg prej 4 korrikut 2024 pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?