Ilir Beqaj gjatë arrestimit

Abuzimi me fondet e SASPAC, shtyhet seanca për Ilir Beqajn! Mbrojtja kërkoi kohë të njihet me materialet hetimore

18 Shtator, 11:20| Përditesimi: 18 Shtator, 11:24

  • Share

TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore për dosjen e abuzimit me fondet e BE në SASPAC, për të cilën është në hetim edhe ish-ministri Ilir Beqaj është shtyrë më datë 4 tetor në orën 13:30. Seanca ishte parashikuar të mbahej sot, por mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë SASPAC, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e SASPAC. Për këtë çështje, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Ilir Beqaj, Ermal Kurtualj dhe Alfred Nikollaj. 

Gazmend Haxhia dhe Elton Martini u lanë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën “detyrim paraqitje”.

Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34.783 euro si shpenzime qiraje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhurata uruci: 18/09/2024 16:35

    Ilir beqja dhe dhurata uruci

    Përgjigju
  • MAFMUT HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/09/2024 13:40

    Mereni mor zullapin hajdut i pa par Ilir Beqjen e rraseni brēnda nē biruc e mos humbisni koh duke u mar me tē till kaqola ordiner si Iliri hajdut Beqja i gjithi teqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?