Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj pak para arrestimit

Kronikë

Abuzimi me pronat në Shëngjin/ Kapet i shpalluri në kërkim për flasifikim (Emri)

4 Prill 2018, 13:08| Përditesimi: 4 Prill 2018, 13:13

  • Share

Lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, gjë për të cilën po gjykohet në arrest shtëpie edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, është arrestuar sot një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, sot nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko - Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasin Zef Gjini, 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Zyrtarët lokalë dhe personat e tjerë të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar mjaft hektarë tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit, duke e kthyer nga tokë ranore në truall bujqësore, e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.  Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 10 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?