Abuzimi me pronat në Zvërnec, 'Pëllumb Petritaj 'blindon' lirinë në Apelin e Vlorës

14 Qershor 2019, 11:46| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 11:57

  • Share

Pëllumb Petritaj, i akuzuar nga prokuroria dhe policia e Vlorës për falsifikim dokumentash duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit, ka “blinduar” lirinë në gjykatën e Apelit Vlorë. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko dhe Nazmi Troka, të cilët kanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila zbuti masën e sigurisë për Petritaj nga “arrest në burg” në lirim me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra.Me këtë vendim Petritaj ka blinduar lirinë e tij, pas 7 muaj qëndrim në burg.

Dosja për të cilën është arrestuar Petritaj në tetor të 2018 dhe tashmë në maj 2019 është liruar, flet për tjetërsimin e 100 ha tokë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Në tetor 2018 me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Vlorës veç Petritaj, ka urdhëruar dhe arrestimin e Blerina Dhramit, juriste pranë hipotekës së Vlorës. Kjo pasi gjatë hetimit prokurori Albert Kuliçi zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut që ka bashkëpunuar me Petritaj.

Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit Shehun. Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Petritajn t’i shesë tokën vajzës së tij, Ina Petritaj. Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar. Kalimi në këtë mënyrë është bërë për të fshehur të kaluarën kriminale se si është përfituar kjo pronë. E gjithë prona është marrë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara dhe duke “Shpërdoruar detyrën” nga punonjës të administratës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?