Abuzimi me 2 tenderat e naftës, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish prefektin e Kukësit! Dënimi i Granit Gjanës të konvertohet në 2 vite shërbim prove

28 Tetor, 10:08| Përditesimi: 28 Tetor, 11:27

  • Share

Tirane- SPAK i kërkoi sot (28 tetor 2024)  GJKKO-së dënimin me 1 vit e 6 muaj burg të ish prefektit të Kukësit, Granit Gjana, i akuzuar për “shkelje të barazisë' në tendera karburanti në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit dhe SPAK kërkon që dënimi të konvertohet bë 2 vite shërbim prove.  Në seancën e ardhme, gjykata pritet të shpallë vendimin për Gjanën.

Një nga tenderat ka të bëjë më një kallëzim me 22 maj nga Florian Cengu. Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderët me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet. 

SPAK thotë se Gjana shkeljet i ka bërë në cilësinë e nënrkyetarit duke penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Ndërsa më 6 dhjetor 2023, GJKKO urdhëroi pezullimin e tij nga detyra si prefekt i Kukësit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipëria: 28/10/2024 10:18

    Qe gjë, su be gjë...

    Përgjigju
  • papahoxhaj: 28/10/2024 10:15

    Rrespekt per SPAK-un, mirnjohje per prokuroret! Pastrojeni vendin nga gjith legenat, rrespekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?