Abuzimi me tenderat e OSHEE, konfirmohen masat e sigurisë për 4 zyrtarët, morën rryshfet 132 mijë euro

21 Tetor 2020, 14:51| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 17:53

  • Share

Nuk ndryshojnë masat e sigurisë për katër ish zyrtarët e OShEE të vënë nën akuzë për korrupsion. Erlis Bushati ish kreu i prokurimeve në OShEE do të mebtet në qeli, ndërsa Albana Ferraj ish drejtoresha kabintetit të kreut të OShEE ndodhet në arrati.

Një ditë më parë SPAK njoftoi se ish drejtoresha e kabinitetit të OShEE, e cila në kohën e tenderit kishte qenë drejtoreshe teknike Albana Ferraj sëbashku me Elis Bushatin kishin përfituar 131.880 euro rryshfet nga një kompani italiane.

Këto akuza u mohuan nga mbrojtësit e tyre përgjatë seancës së vlersimit të masave të sigurisë, ndërsa SPAK deklaroi se ka prova të bollshme që faktojnë krimin e kryer.

Albana Ferraj prej disa ditësh ndodhet në itali, ndërsa SPAK po kryen hetimet edhe me partnerët italian për të hedhur dritë mbi kontaktet e saj në itali me firmën që dyshohet se pagoi faturën e korrupsionit.

E teksa Ferraj ka patur edhe një biznes konsulenc financiare, ReportTv mëson ekskluzivisht se me anë të një tjetër kompanie me bashkëortakësi Ferraj ka mundur të arkëtoj edhe vlerën prej afro 132 mijë euro nga kompania italiane fituese e tenderit të prokuruar nga OShEE në 2016.

Paratë sipas hetimeve të SPAK janë kaluar në bankë të nivelit të dytë në shqipëri në vitin 2019.

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?