Abuzimi me tenderin 1 mln $ për RTSH Agro, SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për Thoma Gëllçin

17 Maj 2022, 13:32| Përditesimi: 17 Maj 2022, 13:45

  • Share

Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin ku ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg. Për tre të pandehurit e tjerë, Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn, prokuroria ka kërkuar 12 muaj burg. Seanca e radhës do të mbahet në datën 27 maj.

Pretenca e SPAK erdhi pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin dhe 2 vartësit e tij Julian Tapia, Ervin Murja, të cilët akuzohen për abuzim me tenderin për 'Rtsh Agro’. Ndërkohë për Alban Malaveci, është në kërkim, pasi u larguar drejt Italisë, para operacionit të SPAK.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për 'RTSH Agro', çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.  Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?