Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, së bashku me 3 punonjës të tjerë të varrezave të Tufinës, pasi u prangosen dy ditë më parë, me akuzen se kanë marrë ryshfet për rezervimin e varreve. Gjithashtu, 3 punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, e një në detyrim paraqitje.
Shitja e varreve në Tufinë ka çuar në pranga 8 persona për skemën korruptive ku sekserët takonin njerëzit që donin të varrosnin dikë apo rezervonin një varr, e ku ishin përfshirë edhe disa zyrtarë të tjerë që punonin në varrezat e Tufinës, si dhe sekserë.
Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbardhet detaji nga për një rast të korrupsonit me varrezat e Tufinës. Bëhet fjalë për një rast abuzimi të kallëzuar nga 81-vjeçarja Mediha Sula, e cila u detyruara të blinte vendin e varrit për vete dhe bashkëshortin e saj, kundrejt shumës prej 500 mijë lekësh të vjetra me kursimet dhe shpërblimin e festave të fundvitit.
Kjo do të realizohej me zhvarrosjen e personave që qenë varrosur aty më herët, e që do të vendosesish në varrezat murale. Pavarësisht kësaj, premtimi nuk u mbajt. Para tre vitesh, në 2019, Mediha Sula është interesuar për dy varre, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj. Për këtë, ajo është takuar me një person me emrin Bujar, i cili sipas Sulës ishte shofer te varrezat e Tufinës. Bujari e ka lidhur 81-vjeçarin me një person me emrin Adi, si personin përgjegjës për atë punë. Pasi Mediha Sula ka biseduar me Adin, së bashku me atë, Bujarin dhe bashkëshortin kanë shkuar te varrezat. Adi dhe Bujari e kanë prezantuar çiftin me dy varre, dhe u kanë thënë se ishin me kufoma brenda. Ata i kanë thënë çiftit se do i hiqnin kufomat dhe do rregullojnë varret, në këmbim të shumës 500 mijë lekë të vjetra.
“Do ta rregullojmë me bordurë sipër, do të shkruaj edhe emrat dhe do e mbarojmë këtë punë, pasi të më japësh 500 mijë lekë të vjetra”, i kanë thënë 81-vjeçares.
Në muajin Dhjetor të 2019 pasi ka marrë shpërblimin e vitit të ri dhe me kursimet që kishte grumbulluar, i ka plotësuar 500 mijë lekët, dhe ia ka dorëzuar Bujarit në makinën e tij. Por pas 6 muajsh Medihaja ka zbuluar se premtimi nuk është mbajtur nga personat të cilët u morën rryshfet.
Të arrestuarit dhe masat e sigurisë:
- Eliodor Ndini (në burg), 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
- Xhemal Mena (detyrim paraqitje), 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
- Latif Shehu (ne burg), 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";
- Gazment Daja (ne burg), 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";
- Bujar Lica (arrest në shtëpi), 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
- Alban Ajazi (në burg), 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";
- Endrin Milla (arrest në shtëpi), 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";
- Fatjon Gjonaj (arrest në shtëpi), 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Julian Çuka, 31 vjeç, për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës'.
Prokuroria ka siguruar përgjime nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.
Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.
Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.
Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ia premto kot”.
Në mesazhe të tjera thotë "A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.
Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”.
- Ku je me
- Ke Zyrat
- Ho me cer tha qorri
- Thot shefi a na nimo me 700 €!
- Ho me, Erdhi varrim
- O jet, Ku do e fusim sot,
- Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa
- Po ska mo vene
- Ka se kam un
- Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim
- Me thuj po jo Se jam me ledin ketu,
- Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!
- Hajde Ku je!
- Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.
Një provë tjetër është biseda me personin J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.
Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.
Po ashtu i thotë “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.
Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.
Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.
Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele, një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.
“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.
Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.
Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o 500 mijë o u dh*e puna”
Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.
Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.
Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.
Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2, “Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.
Eljodori i thotë “Zhani”.
Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.
Eljodor Ndini i thotë “E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.
Mhilla i thotë “Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.
Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, i ke thënë, mbarova i dhashë kafen, me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.
Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.
Marrë nga TCH
Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë për personat e përfshirë në shitjen abuzive të varreve në varrezat e Tiranës. Masat e dhëna nga Gjykata:
Arrest me burg për:
- Eliodor Ndinin (Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë)
- Gazmend Daja
- Latif Shehu
- Alban Ajazi
Arrest në shtëpi për:
- Bujar Lica
- Fatjon Gjonaj
- Endrin Milla
Detyrim paraqitje:
- Xhemal Mena
Maskarenjte ne burg. Dhe maskarenjte qe i kane vene dhe mbajtur ne ato poste po ashtu. Dhe mos ia publikoni deklaratat Veliajt se e nxjerrin komplet idiot. Ne fakt sic eshte. Po si thote tjetri "3 vjet qe i kerkonim"??? Ca monstre mashtruese. Po le kur thote, "kane skane faj ta gjeje policia"???? Nuk e di ky karafil qe policia nuk gjen faje. Gjykate quhet organi qe i vendos ato pune. A e shikoni ca pafillo kemi ne bashki??? Bo bo bo te keqen e gamorit te baba Tasit.
PërgjigjuEshte i turpshem korrupsioni ne vorreza sepse vazhdohet prej vitesh me keto ndyresira.
PërgjigjuTe vdekurit nuk figurojne te gjithe ne regjistrin e varrezave,ndaj humbin varret. As armiku sti humb kockat por shqiptari ia kalon edhe serbit