Samedin Mehmeti

Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Prishtinë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

30 Gusht 2022, 17:30| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 17:32

  • Share

1661873516_samedinmehmeti.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, ku u dhunua seksualisht një 11-vjeçare nga 5 persona. Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka bërë të ditur se Mehmeti është zëvendëuar nga Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, shkruan Sveçla.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?