Foto ilustruese

Abuzimi seksual i fëmijëve në internet në rritje, ekspertët të alarmuar: Nuk është një krim pa viktima, këta janë fëmijë të vërtetë, mes tyre ka dhe foshnje

25 Prill 2023, 11:18| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:24

  • Share

Fenomeni i abuzimi seksual te fëmijët po rritet dhe dyfishohet në mbarë botën, kriminelët po komercializojnë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve çdo ditë e më shumë.

Raportet e fundit tregojnë se foshnjat e porsalindura dhe të vegjlit janë ndër viktimat e abuzimit më të rëndë seksual në internet, me sasinë e materialit më ekstrem që është dyfishuar në dy vitet e fundit.

Në vitin 2020 kur raportet zbuluan se 20,050 faqe të abuzimit seksual te të miturit ishin të hapura në internet. Ndërsa në vitin 2022, numri i përgjithshëm i URL-ve që përmbanin këtë abuzim ekstrem ishte më i lartë se sa organizata kishte parë ndonjëherë më parë.

Ekspertët thonë se sa më i vogël të jetë fëmija i përfshirë, aq më ekstrem ka të ngjarë të jetë abuzimi. Nga imazhet e gjetura deri më tani të fëmijëve të moshës deri në dy vjeç, 81% ishin të abuzimit të kategorisë A, që përfshijnë llojet më të këqija të abuzimit seksual.

Ekspertët e alarmuar thonë se pas 12 vitesh, niveli më i keq i abuzimit ishte tek të porsalindurit deri tek 2-vjeçarët.Kjo e bën më të rëndë faktin se këto mosha janë fëmijët më të cenueshëm që nuk kanë absolutisht asnjë shans të mbrohen, duke rënë pre e dhunës seksuale nga të rritur.

Rastet më të zakonshme janë fëmijë, të cilët nuk e kuptojnë se po filmohen, ndërkohë që detyrohen ose binden të kryejnë akte seksuale pa pasur idenë se çfarë po bëjnë.Raportet e deritanishme shprehen se ekspertët janë treguar gjithmonë të kujdesshëm që të mos përshkruajmë në detaje atë që shohin, pasi nuk duan të shkaktojnë trauma te njerëzit.

Mirëpo ata shprehen se ka ardhur koha të jenë të sinqertë për shkallën e abuzimit dhe rastet e tmerrshme, pasi publiku duhet të kuptojë se po flitet për shtatëvjeçarë, të zhveshur, nën drejtimin dhe detyrimin e individëve të neveritshëm, manipulues.Po ashtu në vitin 2022, organizata vlerësonte një faqe interneti çdo 90 sekonda dhe çdo dy minuta, ajo faqe në internet tregonte një fëmijë që abuzohej seksualisht.

Të gjendur përballë një çështje që cënon sigurisë publike, ekspertët bëjnë thirrje për bllokimin e këtyre faqeve.Rritja e shkeljeve më të rënda të gjetura është thellësisht shqetësuese jo vetëm që të gjithë përdoruesit e internetit kanë shumë më tepër gjasa të ekspozohen ndaj këtij materiali të dëmshëm, por kjo tregon dëmin e përjetshëm që u shkaktojnë abuzuesit këtyre fëmijëve.

"Nëse po shikoni një material të tillë, mos kini asnjë dyshim - ky nuk është një krim pa viktima. Këta janë fëmijë të vërtetë."

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?