E ëma e të miturës dhe autori kryesor

Abuzimi seksual i së miturës në Greqi, dalin mesazhet tronditëse me nënën e saj tutore: Mami, nuk duroj më! E ëma: Bëj diçka me të, dua cigare

20 Tetor 2022, 18:13| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 09:28

  • Share

GREQI- Të tjera të reja shokuese kanë dalë në dritë nga ngjarja e tmerrshme në Greqi kur një 12-vjeçare ëhstë përdorur nga një 52-vjeçar dhe nga e ëma e saj si punonjëse seksi. Sipas të dhënave të dala nga mediat greke, e mitura është përdhunuar 9 herë nga persona të ndryshëm, të cilët e ‘siguronin’ të miturën përmes një aplikacioni. Lajmi u bë edhe më shokues kur mediat publikuan se e ëma e vajzës jo vetëm që ishte në dijeni të situatës ku ndodhej e bija, por ajo e kishte dorëzuar me duart e veta te kriminelët. Së fundmi, disa përgjime të mesazheve mes vajzës dhe nënës së saj kanë vërtetuar gjithçka. E ëma e përdorte të bijën si ‘skllave’ për të kryer marrëdhënie seksuale me të rritur, qoftë edhe për një paketë cigareje. Teksa e bija kërkonte që kjo situatë të merrte fund, pasi nuk mundej më ti jepej meshkujve që e porosisnin, e ëma sërish këmbëngulte që ta përdorte të bijën si objekt për të vjelë para, qoftë edhe për shpenzime të vogla ditore.

  • Pjesë nga biseda:
  • Nëna: Çfarë do të bësh, u përgjigj ajo, ia dh**** racën
  • Vajza: Jo, nuk më është përgjigjur. Mos dërgo gjëra të tilla.
  • Nëna: Mirë
  • Vajza: Hajt se flasim
  • Nëna: Vitin tjetër. Fshi mesazhet.
  • Nëna: Çfarë ndodhi? Ndonjë lajm?
  • 12-vjeçarja: Jo
  • Nëna: Nuk ia ke dërguar? Edhe ti po tallesh me mua më duket
  • 12-vjeçarja: Ia kam dërguar SMS, nuk më përgjigjet. Ku po tallem me ty?
  • Nëna: Thuaj të të japë 40-50 euro dhe pastaj do t’ju japë përsëri kur të ktheheni.
  • 12-vjeçarja: Hajde se flasim mami. I thashë, ajo thotë jo.
  • Nëna: Hajde… thuaj të paktën 20.
  • 12-vjeçarja: Ajo tha jo.
  • Nëna: Për 20
  • 12-vjeçarja: Hej mami, erdha këtu për tu qetësuar, jo të më thuash sërish të njëtat gjëra. Doja të qetësohesha, nuk duroj dot më, nuk mundem.
  • Nëna: A nuk tha për ndonjë 20 euro?
  • 12-vjeçarja: Mami!
  • Nëna: Kërkoi të gjej 15 euro për cigare, se s’kam
  • 12-vjeçarja: Përshëndetje mami!
  • Nëna: Të thash për të më dërguar para, jo përshëndetje
  • 12-vjeçari: Po nuk më tha, më lër rehat dhe ti o ma.  Më tha nuk mund ta them tani, në mëngjes.
  • Nëna: Dua të pi një cigare. Kishte mbaruar
  • 12-vjeçarja: Dhe çfarë më intereson mua nëse do të pish cigare?
  • Nëna: Bëj diçka me të. Merri 15.

Kujtojmë se prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni. Por ngjarja tronditëse nuk përfundoi me kaq, disa detaje të tjera edhe më tronditëse, e ëma e vajzës ka përfunduar pas hekurave si e përfshirë në gjithë këtë masakër, raportojnë mediat e huaja.  Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.

Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove. Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?