'Mami luajta mendsh'/ Flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht në Pogradec: 46-vjeçarin e dinim njeri të besuar, na doli maskara! E njihnim prej 2 vitesh

13 Shtator 2020, 08:23| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 17:40

  • Share

POGRADEC- Punësimi i babait, edhe pse me probleme mendore, është përdorur si "karrem" nga 46-vjeçari në Pogradec për t'iu afruar familjes së vajzës, me të cilën më pas abuzoi seksualisht sistematikisht. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike, babai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kjo është shfrytëzuar nga 46-vjeçarit, i cili u ka premtuar se do të kujdesej për vajzën sikur të ishte fëmija e tyre. Prandaj, nëna e vajzës thotë se "kishin besim te ai", por rezultoi se ishte "një maskara". Referuar dëshmisë së nënës, me familjen e 46-vjeçarit njiheshin prej 2 vitesh, por jo se abuzimi seksual ka ndodhur që atëherë. Ajo tregon se vetëm 2 ditë më parë, vajza në mbrëmje i kishte thënë se ishte shumë e mërzitur "po luante mendsh" dhe pastaj i kishte rrëfyer se çfarë i kishte ndodhur.

"Ne e kishim të besuar që po rrinte vajza me vajzën e tij me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe... Pastaj tha mami kështu-kështu që në nëntor kemi dy vjet që jemi lidhur si familje me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha "mami lojta nga mendë, i thashë çfarë ke me mami"? Vajza nuk shpreheshe, por mori policinë. U tha "jam shumë e shqetësuar ju, lutem më ndihmoni". Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë", rrëfen nëna.

 Ajo kërkon që 46-vjeçari të marr dënimin e merituar dhe të mos i afrohet më familjes së saj, teksa apelon dhe për ndihmë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku ndodhet.

"Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime", ka thënë nëna. Për të mos ndryshuar dëshminë si pasojë e kërcënimeve që mund të vijë, mësohet se Gjykata ka ruajtur dhe dokumentuar deklarimin e vajzës, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.

Në një vëzhgim në profilin e 13-vjeçares në rrjetet sociale, ajo që vihet re është se në një pjesë të mirë të fotografive nuk mungojnë komentet lavdëruese të 46-vjeçarit. "Si drit të kan", "super" emoji ku shkruhet "I love you", "si gazetare të kam" shoqëruar me disa zemra dhe vajza që i kthehet "ahahah e di e di".

Denoncimin vajza e ka bërë më dy ditë më parë, ku sipas policisë abuzimi është bërë gjatë muajit gusht. “Arrestimi i 46 vjecarit u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë. Burimet për Report Tv, ka bërë me dije detare tronditëse se  vajza më 30 korrik, ditën e Bajramit u mbajt natën e lidhur në ballkon. Në 1 gusht e mitura u kthye në shtëpi, por nuk tregoi në familje për çfarë i kishte ndodhur. Autori e kërcënoi përsëri duke e rikthyer në banesën e tij.

Burri i ka dhënë jetë perversitetit të tij në shtratin bashkëshortor. Ka zëra që e tërë ngjarja monstruoze ndodhte në sy të gruas së tij e cila nuk flet për shkak të një sëmundjeje. I arrestuari nuk e ka pranuar versionin e minorenes. Megjithatë, policia ka dyshime që ai rekrutonte vajza për prostitucion dhe kjo mbetet për t'u provuar. Një burim i tha Report Tv se gjatë dëshmisë, 13-vjeçarja ka folur edhe për praninë e një vajze tjetër në shtëpinë e 46-vjecarit prind me dy vija në moshën e të abuzuarës. Lidhur me këtë mësohet se është identifikuar vajza dhe po vijojnë hetimet, teksa burimet thanë se bashkëshortja e 46-vjeçarit ka shkuar te shtëpia e familjes së saj duke iu kërkuar që ta marrin të miturën në shtëpi "sepse po iu shkatërron familjen".

Ora 09:06
Abuzimi seksual në Pogradec/ 46-vjeçari komente në Facebook të miturës: I love you! Si drit të kan!

Në një vëzhgim në profilin e 13-vjeçares në rrjetet sociale, e cila u abuzua sekskualisht ajo që vihet re është se në një pjesë të mirë të fotografive nuk mungojnë komentet lavdëruese të 46-vjeçarit. "Si drit të kan", "super" emoji ku shkruhet "I love you", "si gazetare të kam" shoqëruar me disa zemra dhe vajza që i kthehet "ahahah e di e di".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 14/09/2020 11:25

    Fukaralleku ben qe keta pedofile te gjejne terren per te shryre epshet e tyre. E para akuze eshte per qeverine, qe akoma merret me idiotlliqe nderkohe qe varferia eshte ulur kembekryq ne shqiperi. Akuza e dyte eshte per kete monstren i cili duhet te digjet me vajguri ne mes te qytetit.

    Përgjigju
  • Iris: 13/09/2020 21:38

    2 vjet?!-Nganjehere mund te jetosh me dike gjithe jeten,dhe prape nuk e njeh komplet!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/09/2020 10:30

    N.q.s ka vendin me vdekje qe duhet te aplikohet duhet te jete per keto raste me keto monstra meshkuj.

    Përgjigju
    • Alba: 16/09/2020 16:26

      Te vihet e te zbatohet Denimi me Vdekje per te gjithe mostrat e abuzuesit!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?