Foto ilustruese

Krujë/ 56-vjeçari abuzon me të sëmurën mendore dhe e lë shtatzënë! Dëshmia që zbuloi të vërtetën

18 Nëntor 2020, 09:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 11:43

  • Share

KRUJË - Një 56-vjeçar nga Kruja është arrestuar ditën e djeshme pasi rezulton të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 24-vjeçare me problem të shëndetit mendor, duke e lënë atë shtatzënë. Shaban Murati është vënë në pranga pas një vendimi të marrë nga gjykata e Krujës, e cila më kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndalimi i Shaban Muratit erdhi si pasojë e një hetimi të plotë administrativ dhe shkencor, pasi prokuroria faktoi nëpërmjet analizës së AND-së se fëmija mashkull i lindur nga vajza 24-vjeçare që ishte abuzuar seksualisht, ishte pikërisht i Shaban Muratit.

Gjatë fazës së hetimit Murati ka përjashtuar mundësinë se ai ka kryer marëdhënie seksuale me vajzën 24-vjeçare, por nga ana tjetër kjo e fundit dhe tezja e saj, kanë treguar se Shaban Murati, kishte abuzuar seksualisht me vajzën me probleme mendore.

Në këto kushte kur kanë qënë dy dëshmi që përplaseshin me njëra-tjetrën, prokuroria e Krujës ka marrë profil biologjik ADN-je të Shaban Muratit dhe e ka krahasuar atë me profilin biologjik të foshnjës së lindur. Pas analizave të kryera ka rezultuar se përfundimisht foshnja i seksit mashkull, ka të njëjtin profil gjenetik me Shaban Muratin. Nisur nga ky konkluzion prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të 56-vjeçarit Shaban Murati, për akuzën e “Marrëdhënies seksuale me persona të pazot për t’u mbrujtur”.

Ndalimi i Shaban Muratit është kryer ditën e djeshme nga oficerët e policisë së Krujës. Sipas burimeve policore, rasti në fjalë është denoncuar në muajin maj 2019, kur tezja e vajzës 24-vjeçare është paraqitur në polici duke treguar se mbesa e saj  ishte abuzuar seksualisht dhe kishte mbetur shtatzanë, pikërisht nga Shaban Murati. Tezja ka rrëfyer se motra dhe mbesa nuk janë në gjendje të japin të dhëna të sakta, pasi kanë çrregullime mendore.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?