Prokuroria e Fierit

Miratoi i vetëm tenderin për riparimin e ashensorit në spitalin e Lushnjës, dërgohet për gjykim përgjegjësi i Teknikës! Nën akuzë për shpërdorim detyre

6 Korrik, 11:52| Përditesimi: 6 Korrik, 12:40

  • Share

FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Përgjegjësin e Teknikës dhe Hotelerisë në spitalin ‘Ihsan Çabej’ në Lushnjë nën akuzën për shpërdorim detyre. Në njoftimin e Prokurorisë së Fierit, sqarohet se përgjegjësi i Teknikës së spitalit ka dhënë një tender për riparimin e ashensorit në shkelje të ligjit.

Procedimi penal është regjistruar më datë 22 shtator 2022, mbi bazën e një raporti auditi të Ministrisë së Shëndetësisë për spitalin ‘Ihsan Çabej’. Sipas këtij raporti auditi ka rezultuar se përgjegjësi i Teknikës N.B., ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë të reja.

Por këtë procedurë e ka kryer në shkelje, pasi rezulton sipas Prokurorisë se ai ka qenë edhe anëtar në Komisionin e Prokurimeve dhe të gjithë praktikën për dhënien e tenderit e ka kryer i vetëm, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Ende nuk bëhet me dije se cila ka qenë kompania që ka përftuar tenderin për riparimin e ashensorit në spital.

“Në kuadër të hetimeve të procedimin penal nr.566 datë 22.09.2022, të regjistruar mbi bazën e raportit të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për auditimin e kryer në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, rezultoi se shtetasi N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë.

Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës”, njofton Prokuroria e Fierit.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria thotë se përgjegjësi i Teknikës N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe e dërgoi për gjykim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?