Kronikë

U përdhunua në plazhin e Durrësit? 18-vjeçarja italiane denoncon: Autori më sulmoi në shezlong! Pranga të riut, VIDEO teksa bisedojnë dhe ikin drejt bregut

6 Shtator, 09:08| Përditesimi: 6 Shtator, 23:43

  • Share

DURRËS - Leonardo Preza, me të shkuar kriminale, i dënuar më parë për armë pa leje dhe vjedhje u arrestua pas denoncimit në policinë e Durrësit, të një turisteje për përdhunim në zonën e plazhit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, teksa 18-vjeçarja po qëndronte vetëm në shezlong, përballë një hoteli në lagjen nr.13. Report Tv ka arritur të zbardhë dëshminë e saj në polici.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong, që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të datës 5 shtator. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar fizikisht dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar dhe me pas është larguar”, mësohet të ketë thënë vajza në dëshminë në polici.

Ndërkohë, Report Tv ka siguruar edhe videon që tregon momentin, kur turistja italiane e cila u përdhunua në zonën e plazhit në Durrës, bisedon me 26- vjeçarin Leonardo Preza.18-vjeçarja shihet në video teksa është duke biseduar me Prezën, i cili është edhe punonjës shezlongësh, teksa janë të ulur fillimisht në një stol në shëtitoren e plazhit. Më pas ata largohen nga aty ku ishin të dy, duke shkuar drejt bregut të detit.

Bazuar në përshkrimin e tipareve që ka bërë denoncuesja, por dhe informacionit të një bashkëpunëtori të policisë që kishte parë prezencën e personit në plazh, si dhe të kamerave të sigurisë, u arrit në identifikimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit Leonardo Preza. Gjatë marrjes në pyetje, 26-vjecari, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me italianen, por sipas tij, me dëshirën e saj.

Burime nga grupi hetimor thanë gjithashtu se vajza është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore, përfshirë analizat gjinekologjike, që do t’i shërbejnë hetimit. Në duar, qafë dhe trup, 18-vjecarja kishte shenja dhune, thanë burimet, të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme se e reja ka rënë pre e dhunës. Pas mjekimit, 18-vjecarja është kthyer në hotel, ndërsa ndaj 26-vjeçarit kanë nisur hetimet për akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur”.

Njoftimi i Policisë Durrës

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin.

26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.

Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Ora 17:51
Turistja italiane u përdhunua në plazhin e Durrësit, Report Tv siguron VIDEON teksa e reja bisedon me 26- vjeçarin

Report Tv ka siguruar videon që tregon momentin, kur turistja italiane e cila u përdhunua në zonën e plazhit në Durrës, bisedon me 26- vjeçarin Leonardo Preza.

Në video shihet se 18-vjecarja është duke biseduar me Prezën, i cili është edhe punonjës shezlongësh, teksa janë të ulur fillimisht në një stol në shëtitoren e plazhit.

Në një moment 26- vjeçari, ngrihet nga aty dhe largohet, por rikthehet dhe komunikon sërisht me 18- vjeçaren. Më pas të dy largohen nga aty ku ishin ulur duke shkuar drejt bregut të detit.

Leonardo Preza u arrestua sot nga policia e Durrësit, me akuzën për përdhunimin e turistes 18- vjeçare, ndërsa ai ka deklaruar në polici se kreu marrëdhënie me dëshirën e vajzës.

Ora 10:54
Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares italiane që u abuzua seksualisht nga 26-vjeçari në Durrës: M’u afrua sapo u shkëputa nga shoqëria, më sulmoi edhe pse rezistova

 

Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e dhënë në Policinë e Durrësit të 18-vjeçares italiane që u abuzuar seksualisht me dhunë nga 26-vjeçari Leonardo Preza, ky i fundit person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka qenë me shoqërinë në hotel dhe më pas u shkëput prej tyre dhe u ul te shezlongët përballë.

Në këtë moment, tregon ajo, iu afrua 26-vjeçari. Ka qenë ora 05:30 e mëngjesit të djeshëm (5 shtator).

Me gjithë rezistencën e adoleshentes, 18-vjeçarja tregon se i riu e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gori: 07/09/2025 12:15

    E para 18 vjeç e mitur quhet....!!!?? E dyta ku vërtetohet që nuk deshi vetë..?? Mendoj që është se nuk i ka dhënë eurot...

    Përgjigju
  • Iris: 07/09/2025 03:25

    18 vjec nuk je i mitur,je ligjerisht adult,por qe eshte perdhunuar,ky eshte fakt.Ky ka perfituar dhe nga fakti qe viktima ka pire sasi te medha alkooli.

    Përgjigju
    • Genjeshter: 07/09/2025 12:34

      Ne vidio shikohet qe shkon vet me deshir;pytja esht nga e di ti (iris) qe ajo ka pir Alkohol dhe sa ka pir?

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?