Bajram Tusha

Abuzoi seksualisht me të miturën, lirohet nga burgu 72 vjeçari nga Saranda

16 Nëntor 2020, 20:51| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 20:58

  • Share

72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjeçareje, nga sot do të jetë në arrest shtëpie.

Gjykata e Sarandës ka zëvendesuar akuzën nga marëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit per te nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepie”.

Tusha i akuzuar per marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësim e kësaj mase edhe në korrik por nuk i ishte pranuar.

Kujtojmë se Gjykata e Sarandës ka pezulluar gjykimet e çështjeve për shkak të infektimit me COVID të 2 gjyqtarëve dhe 2 sekretareve.

Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur.  17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.

Komento

Komente

  • Gjergji: 17/11/2020 08:28

    Ne Islam keta ndyresira denohen me vdekje, por europa nuk e don drejtesi e e ne te gjithe boten imponon "te drejtat e njeriut". Me nje fjale be cfare te duash se ke te drejte...

    Përgjigju
  • vera: 17/11/2020 00:06

    KETE PLAK SHKERDHATE DUHEJ TA KISHIT DENUAR 30 VJET BURG ,,JO TA LIRONIT ,,,TURP,,TURP,,DREJTESIA SI NE VENDET AFRIKANE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?