Autori Astrit Terolli

Përdhunoi të bijën e shokut pasi e gjeti vetëm në shtëpi, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë! I ati: Vajza është e traumatizuar (EMRI+FOTO)

16 Nëntor 2022, 16:30| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 20:46

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një e mitur 11-vjeçare në Tiranë është abuzuar seksualisht nga një prej shokëve të babait të saj. Ngjarja e rëndë është denoncuar në polici nga vetë prindërit e 11 vjeçares menjëherë pasi vajza e tyre u ka rrëfyer gjithçka.

Në prangat e policisë, ka rënë 55 vjeçari, Astrit Terolli i cili mësohet se ka shkuar në shtëpinë e të miturës për të takuar babain e saj të cilin e kishte shok. Pasi ka gjetur vajzën të vetme në shtëpi, 55 vjeçari ka abuzuar seksualisht me të.

Report TV ka siguruar foton e 55 vjeçarit, Astrit Terolli.

Ekspertiza e bërë pasditen e sotme vërtetoi pretendimet e vajzës dhe prindërve të saj. Prokuororia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Vajza është e traumatizuar, nuk e di pse shoku im e bëri këtë gjë.” Ky ka qenë rrëfimi disi prekës i të atit të një vajze të mitur e cila u abuzua seksualisht nga miku i tij Astrit Terolli. 

Ora 20:33
Tiranë/ Shoku i përdhunoi të bijën, reagon i ati i 11-vjeçares së abuzuar: Terollin e njoh prej vitesh, vajza është e traumatizuar

1668627288_sexualassaultlawyermormonchurchsexabusewhatisthemormonchurchsayingaboutsexualabuseclaims.jpg

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht.

I ati tha se e bija për është e traumatizuar dhe e frikësuar dhe se shokun e tij e njihte prej vitesh.

Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.- tha i ati. 

-Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

-Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë./TCH

Ora 17:09
FOTO/ Abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë, 55 vjeçari i arrestuar ishte shok me babain e vajzës, i shkoi në shtëpi dhe përfitoi nga mungesa e tij

1668615530_finalprojekt.00085723.Still001.jpg

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme ku 55 vjeçari Astrit Terolli ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Mësohet se 55 vjeçari i arrestuar ishte shok me babanë e vajzës së mitur. Të dy familjet jetonin me qera në Tiranë.

Astrit Terolli ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut të tij ku ka gjetur vetëm vajzën e mitur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të. Në drekë ekspertiza vërtetoi pretendimet e dhunës seksuale ndaj të miturës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alma tirane: 17/11/2022 12:38

    te varet ne litar ky llum

    Përgjigju
    • Lorenc: 19/11/2022 20:47

      Ja vendos une litarin ne fyt ketij perbindeshi ketij pleher ketij fytyr zhgarravituri ketij ketij ketij qeniii

  • Terrori: 17/11/2022 05:37

    po te pret o terrolli. Ne vesh do ta rrasin Deri sa ti presin Mor monster

    Përgjigju
  • dea: 17/11/2022 01:05

    Do varur ne mes te sheshit plera

    Përgjigju
  • Tyli: 16/11/2022 21:50

    Keputjani dy duart .rrac e flliqur

    Përgjigju
  • Anisa: 16/11/2022 17:54

    Ku ka shok sot te futesh ne shtepi vec nen e bab asnje tjeter se td bejn gjemen ne kihet qe po jetojm .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?