Foto ilustruese

Abuzonte prej 11 vitesh me vajzën e partneres, arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Greqi! Në banesë iu gjetën armë dhe drogë

6 Mars, 21:50| Përditesimi: 6 Mars, 22:57

  • Share

GREQI- Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se që nga viti 2013 ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres me të cilën bashkëjetonte.

Mediat greke shkruajnë se abuzimi seksual me të miturën ka nisur kur ajo ka qenë 14 vjeçe. Ndërsa së fundmi, shqiptari e ka kërcënuar se do t’i publikonte video intime të saj në internet.

Në pranga ka rënë edhe 50 vjeçarja shqiptare me të cilën i akuzuari për përdhunim bashkëjetonte. Ndaj saj kanë nisur akuzat për shkelje të ligjit.

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 2 të arrestuave 1.5 kg kanabis, një pistoletë sportive, 4 thika, shuma prej 18 275 euro, 3 peshore precize dhe 3 celularë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?