Foto ilustruese

Kronikë

Abuzonte seksualisht me të miturën prej 4 vitesh, në pranga 58 vjeçari me origjinë shqiptare në Greqi

18 Dhjetor 2020, 12:41| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 12:44

  • Share

Një 58 vjeçar me origjinë shqiptare vihet në pranga nga autoritetet greke, pasi është zbuluar se abuzonte seksualisht me një vajzë 10 vjeçare prej 4 vitesh.

Ky incident i rend është publikuar ditët e fundit nga mediat greke dhe ka ndodhur në kryeqytet. Sipas publikimeve të bëra, e mitura e cila ai abuzonte ishte vajza e bashkëjetueses së tij.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije, ndërsa autoritetet greke janë duke hetuar edhe një rast tjetër ku dyshohet se 58 vjeçari shqiptar ka qenë i përfshirë. Specifikisht dyshohet se ka abuzuar seksualisht edhe me të miturën e partneres së tij të mëparshme.

Ngjarjet janë duke u hetuar nga organet kompetente, ndërkohë që pritet që shqiptari të dali përpara gjykatës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?