Kosova & Rajoni

Abuzuan dhe ngacmuan të moshuarën, infermierët e azilit në Greqi publikojnë pamjet nga tortura që shkakton zemërim

29 Maj 2021, 19:03| Përditesimi: 29 Maj 2021, 19:13

  • Share

Videot e publikuara në një azil pleqsh në Greqi, ku infermierët abuzojnë, ngacmojnë dhe tallnin të moshuarit, po shkakton zemërim të madh në vendin fqinj.

Në videon e publikuar, të cilën pafytyrësisht, infermierët i kanë publikuar edhe në rrjetet sociale, shfaqet abuzimi që i ushtrojnë një gruaje të moshuar.

Ata i tërheqin buzën, qeshin dhe tallen mbi kokën e saj, teksa e moshuara me sa fuqi i ka mbetur i kërkon të ndalin torturën.

‘Ik nga këtu”, bërtet e moshuara.

Në Greqi edhe një muaj më parë, në Hania të Kretës, shumë qytetarë kanë denoncuarë se të afërmit e tyre në një azil pleqsh, dhunoheshin sistematikisht nga punonjësit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?