Urgjenca e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit u ka shërbyer 60 pacientëve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se natën e ndërrimit të viteve 20 qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Të njëjtat burime raportojnë se qytetarët kanë shkuar në urgjencë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike dhe simptomave të gripit.
Mjeku i urgjencës së Kukësit, Albert Shehu, pohoi se virozat e stinës dhe nata e ndërrimit të viteve ka shkaktuar rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore.
"Jemi në krye të detyrës, ka pasur raste me temperaturë, gripi, intoksikacione edhe nga alkooli, kemi shërbyer normalisht. Janë diku tek 20 itoksikacione nga alkooli dhe diku tek 40 me temperaturë nga gripi sezonal. Kanë kërkuar shërbim dhe i kemi shërbyer dhe i kemi nisur në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve është shtuar numri i urgjencës. Edhe farmacitë janë të mbyllura, është një faktor ky."-shprehet mjeku.