Policia e Durrës ka hetuar 9 tregtarë të cilët kanë abuzuar me çmimet në periudhën e koronavirusit. Ngë këta nëntë, tre tregtarë tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 të tjerë tregtonin artikuj me pakicë. Sipas hetimeve rezulton se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.
Në hetim u vunë:
I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.
B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.
Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.
Edhe më parë, nga drejtoria e Policisë së Durrësit janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin me çmimet.
"Kontrollet do vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet", njofton policia.
Mos i lini me fshatarët gëk të bejne! 30 vjet fshatarët derrmuan dhe qelben republiken duke u sjelle keq edhe me njerezit e qyteteruar. Futuani këmbët ne nje kepuce plerave qe të kuptojne se perfundimisht doli Macja. Dërrmoni minjte!
Përgjigju