Judmir Shurdhi

Abuzuan me tenderat, SPAK çon për gjykim drejtorin e burgut të Lushnjës dhe 5 punonjës

24 Dhjetor 2021, 10:45| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 11:18

  • Share

SPAK dërgoi për gjykim dosjen hetimore të ish-drejtorit të burgut të Lushnjës dhe 5 personave të tjerë. Ish-titullari i burgut, Judmir Shurdhi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe ish-punonjësit e IEVP-së në Lushnjë, Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina, ndërsa Xhesika Kaja akuzohet për Moskallëzim krimi.

Nga hetimi, ka rezultuar se në procedurat e prokurimit për transportin e punonjësve, janë evidentuar shkelje ligjore. Më konkretisht, drejtori Judmir Shurdhi ka ngarkuar të njëjtët persona si anëtarë të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve për favorizimin e një operatori transporti.

'Nga hetimi, ka rezultuar se në procedurat e prokurimit me objekt: “Shërbim i transportit të punonjësve të rolit bazë”, me vlerë të fondit limit 3 163 333 lekë, të zhvilluar në vitin 2018, si dhe me objekt: “Shërbimi i transportit të punonjësve me uniformë” me vlerë të fondit limit 3 395 800  lekë pa tvsh, të zhvilluar në vitin 2019, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Lushnje, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga shtetasit e mësipërm, të cilat formojnë elementët e veprave penale për të cilat janë akuzuar.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasi Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K. person fizik.

Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, njëkohësisht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrësve në tendera me qëllim kualifikimin e operatorit ekonomik V.K., person fizik në këto tendera, në bashkëpunim në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Shtetasi Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019, ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrës i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me skualifikimin e tij.'- njofton SPAK.  

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shyqyr: 25/12/2021 03:49

    I erdhi te hetohen kto plera po hetojini per leket qe i marrin te denuarve per vendet e punes drogen qe qarkullon ne burg dhe shume shum intriga qe bejn kto plera Bejini dhe testin e drroges ne rradh te par Mirandes po doli negativ do tju jap cte doni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?