Bashkia e Tropojës

Abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e 5 rrugëve në Tropojë, pezullohen nga detyra 6 anëtarë të njësisë së Prokurimit

14 Korrik 2022, 14:15| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 14:31

  • Share

TROPOJË- 6 anëtarë të Njësisë së Prokurimit në Tropojë janë pezulluar nga detyra për shkak se janë kapur në shkelje flagrante të ligjit me një tender.

Bëhet fjalë për tenderin tender për riskonstruksionin e 5 segmenteve rrugore në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë", zhvilluar në vitin 2020. Në një operacion të kryer ditën e sotme  u bë ekzekutimi i masave "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për 6 anëtarë.

Më konkretisht është pezulluar nga detyra, H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;  K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë; B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;  P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë; Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;  M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.

Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?