Pas tragjedisë në Himarë, abuzuesit nuk 'zënë mend'! 3 'Jet Ski' bllokohen në Ranën e Hedhun, s'kishin dokumente

16 Gusht 2022, 09:20| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 09:43

  • Share

Pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Gjatë orëve të fundit, janë bllokuar 3 mjete lundruese ‘Jet ski’ dhe janë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e tyre.

Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, policia kufitare në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", shoqëroi mjetet lundruese për verifikim dhe rezultoi se drejtuesit nuk dispononin dokumentacionet përkatëse.

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre. Po të njëjtat masa u morën gjatë të gjithë sezonit turistik gteksa janë bllokuar dhjetëra mjete lundruese. 

Kujtojmë se tragjedia në Himarë vuri në lëvizje policinë kufitare që të niste kontrollet ndaj mjeteve lundurese në mënyrë që të mos rrezikohej më jeta e pushuesve. Më 2 gusht, 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Komento

Komente

  • arbeni: 17/08/2022 03:14

    sekuestrojeni skafin,,,,kurse drejtuesin futeni ne burg 5 vjet,,,vetem keshtu as do e mendojne te afrohen ne breg....

    Përgjigju
  • Asnje incident: 16/08/2022 09:32

    Nga Spilleja deri në Velipoje ska patur kurrë asnje aksident! Une dje nuk gjeta vend në Ksamil dhe kam ikur nga saranda për në veri ne Velipoje ! Nuk ja vlen pushimi ne jug për aq kohe sa kemi neve emigrantet! Jugu duhet ose 20-30 ditë pushime ose hic fare !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?