Abuzuesit seksualë / KQZ lejon mbledhjen e firmave për projektligjin! Dritë jeshile dhe për mbledhjen e firmave për referendum

30 Qershor 2020, 17:45| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 17:47

  • Share

Rastet e fundit të abuzimeve seksuale në vend, kanë nxitur disa organizata në mbrojtje të grave të kërkojnë ashpërsim të kodit penal për abuzuesit, duke përfshirë diskriminimin publik. Kjo kërkesë e tyre ka marrë dhe mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilët vendosën pro lejimit të mbledhjes së firmave për të dërguar projektligjin në Kuvendin e Shqipërisë. Një tjetër vendim që mori votën e anëtarëve të KQZ ishte dhe lejimi i mbledhjes së firmave për projektligjin për referendumet.

KQZ vendosi të pajisë me fletët tip për grumbullimin e firmave nga 20000 zgjedhës, që do të mbështetin nismën legjislative të Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve për të dërguar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për referendumet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?