TIRANË- Me debate u shoqërua diskutimi në Komisionin e Edukimit dhe Medias këtë të martë. Thelbi i diskutimit ishte pjesëmarrja e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit dhe deputetes demokrate, Flutura Açkës e cila pretendoi se Gjinushi nuk kishte pranuar ftesën e saj për të qenë pjesë e Komisionit ditën e djeshme.
Pjesë nga diskutimi:
Skënder Gjinushi: Kur paraqitet projektligji bëhet kalendar, përcaktohet në fillim dhe jo në fund. Ju nuk doni të dëgjoni!
Flutura Açka: Të shpjegoj unë një gjë. Ne ju kemi ftuar dje. Janë të gjitha me shkresa. Ju nuk erdhët dje. Për procedurë ne nuk kemi shkelur asnjë procedurë.
Skënder Gjinushi: Ka mundësi ta mbaroj një minutë…
Flutura Açka: Sot keni ardhur i ftuar nga Zoti Beqiraj, se e keni mik, ju keni ardhur për atë që e keni mik…
Skënder Gjinushi: Çfarë lidhje ka kjo?
Flutura Açka: Ju ka kërkuar ky komision i nderuar me shumë respekt. Ju thatë nuk na keni ftuar. Ju kemi ftuar dje me procedurë të rregullt.
Skënder Gjinushi: Kur caktohet paga dhe tarifat e reja, këto kanë efekt financiar. Kur të vijë vendimi atëherë shihen efektet. Ndërsa këto nuk kanë lidhje me efektin, kanë lidhje me organizimin e institucionit. Këto janë vetëm rregullime. Ne nuk fitojmë gjë si institucion. Thuhet që edhe kryesisë ia cakton kuvendi. Por nuk thotë sa do jenë. Për pjesën tjetër thuhet do veprohet po njësoj ashtu si thotë ligji. Këtu është e drejta juaj të thoni e pranoi apo nuk e pranoni.
Flutura Açka: Zoti Gjinushi, për shkak se ka ndërhyrë në nenin 19, dhe aq më shumë tani që bëmë shtesën, për shkak të kësaj ndërhyrje pavarësisht nëse ka efekte apo nuk ka efekte se nuk e vendosim ne. Në momentin që preket një nen jemi të detyruar t’i drejtohemi këshillit të ministrave. Këto janë në relacione të dy institucioneve shumë të rëndësishme të këtij kuvendi.
Ditën e sotme është duke u diskutuar për disa ndryshime të ligjit në Akademinë e Shkencave.
Në përditësim...