Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i është drejtuar kryeministrit Rama pas regaimit të tij lidhur me Ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në një reagim në Facebook, Açka shkruan se kryeministri është personi i fundit që mund të bëjë moral për lirinë e fjalës.
Deputetja demokrate shkruan se gazetarët nuk kanë status mbrojtës të veçantë, shantazhohen nga pushteti, s’kanë siguri për vendin e punës, si edhe shumë media kanë informalitet.
"Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist. Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
- nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
- paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
- diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
- u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
- nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
- shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitha format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
- intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë
- janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë", shkruan Açka.
Lajmi kryesor:
Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve
SI.E.//ReportTv.al