Açka: Në 5 vite kemi rreth 58 mijë nxënës më pak! 33 klasa janë mbyllur për shkak të emigrimit masiv

12 Shtator 2022, 12:15| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 12:58

  • Share

 

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Arsimin, Flutura Açka foli për shifrat e rënies së numrit të nxënësve.  Sipas të dhënave tha Açka, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës dhe çdo vit kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Për shkak të emigrimit, deklaroi Açka këtë vit kemi 33 klasa më pak e dy shkolla të mbyllura.

‘Buxheti ka mbetur në kuotat e 3% kur në fakt duhet të jetë deri në 5%. Në vitin 2013 ka qenë shifra e buxhetit në 3.54% dhe nga ky moment jo vetëm që nuk ka pasur shtesë por është ulur.

Kosova harxhon 4.2 % për arsimin. Jemi edhe në rajon shumë më pak. Çështja e dytë ka të bëjë me pakësimin e numrit të nxënësve. Sipas të dhënave shtetërore, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës. Kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Shifrat në një farë mënyrë janë alarmante. Vetëm këtë vit me të dhënat paraprake, kemi 1000 nxënës më pak të regjistruar në këtë vit shkollor. Ne kemi gati 33 klasa më pak. Kemi dy shkolla më pak për shkak të emigrimit masiv. Janë regjistruar fëmijë për dy shkolla më pak. Kemi humbur gati 10% të nxënësve të evidentuar.

Një shifër tjetër ka edhe braktisja e shkollës. Braktisja e shkollave është në shifra deri në 10% dhe mendoj se është një shifër që duhet të na shqetësoj të gjithëve ne. Mësuesit kanë vite që nuk marrin asnjë shpërblim prej vitesh.’- u shpreh Açka.


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?