TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka ka shpërndarë foton e 5 kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 marsit për 5 bashkitë në vend, e ndërsa ka edhe një mesazh për votuesit.
"Demokratët, dhe ata që besojnë te demokratët, votojnë më 6 mars: me dorën e djathtë, djathtas, për të djathtën, e për këta djem të mirë!
Dorën e majtë duhet me e mbajt në qilar (siç thotë një personazh i “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit), pra në xhep. Nuk i duhet pellg i majtë me dalë në stere të djathtë demokratëve. Mbarësi", shkruan Açka.
Në 6 mars do të mbahen zgjedhjet për 6 Bashkitë e vendit. Këto zgjedhje për demokratët janë aspak të zakonta, kjo sepse përballë kanë kandidatë jo vetëm nga Lulzim Basha, por edhe nga ish-lideri i tyre, Sali Berisha. Gara duket e fortë mes tyre dhe duket se rezultati do të jetë vendimtar për fatin e secilës palë, e ndërsa nga ana tjetër, Edi Rama dhe Partia Socialiste duken më të qetë e të sigurt për një fitore në të 6 bashkitë, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Dibër.
Po flet Acka qe votoni me doren e djathte dhe te majten mbajeni ne qilar.Vertet e beson qe shqiptaret do mashtrohen nga kjo militante ?Tre here ne pushtet PD dhe Shqiperine e cuat ne gremine, dhe me keq ne lufte civile te 1997 dhe grusht shteti me 14 Shtator 1998
Përgjigju