Sociale

‘Acromax’ kërkesë SPAK: Qendër kundër krimit elektoral, monitorojmë rrjetet sociale! Do referojmë disa raste, edhe faqen e Facebook-ut të PD që ‘rrëmbeu’ Basha

3 Mars, 15:24| Përditesimi: 3 Mars, 17:03

  • Share

Drejtori i kompanisë Acromax, Aldor Nini, i ftuar në Report Tv jep detaje mbi propozimin e tij për SPAK për ngritjen e një platforme të posaçme me qëllim për të ndihmuar në luftën kunrë krimeve zgjedhore në platformat sociale. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Nini thotë se përmes kësaj platforme bëjnë të mundur monitorimin e mediave sociale  për të evidentuar shkelje që mund të bëhen gjatë fushatës dhe më pas sinjalizojnë SPAK.

“SPAK ka krijuar një strategji bashkë me KQZ lidhur me luftën kundër krimit zgjedhor. Brenda kësaj platforme rrjetet përmenden si një elementë të rëndësishëm, por do priten se çfarë lloj raportimesh do i vijnë SPAK e KQZ lidhur me rrjetet sociale. Platforma jonë bazohet në monitorimin që në kryejmë në rrjetet sociale lidhur me luftën që bëjmë kundër shkeljes së të drejtave të autorit. Të njëjtën platformë ne tashmë e kemi konvertuar dhe do e përdorim edhe për identifikimin e shkeljeve që mund të bëhen gjatë këtij zgjedhjeve të këtij viti. Ne nuk marrim vendimin përfundimtar a është shkelje apo jo, por ne bëjmë sinjalizimin e këtyre informacioneve. Ne kemi një sistem që mbledh këto informacione në rrjetet sociale dhe jemi në gjendje të bëjmë diferencimin se çfarë lloj materiali është ky”, tha Nini në Report Tv.

Përpos propozimit, Nini thotë se kanë përgatitur disa raste që i cilësojnë shkelje zgjedhore dhe do t’i dërgojnë SPAK.

Duke parë shkeljet që po ndodhin që tani, e kemi parë të arsyeshme të merren masa. Ne kemi përgatitur disa raste që do ia çojmë këtë javë. Kemi raste që janë bërë raportime ndaj medias nga palë të paidentifikuar tek platforma Meta në mënyrë që të mbyllen faqe profile, postime, komentime. Të gjitha të targetuara me kontekst që ka të bëjë me zgjedhjet, me kandidatë të ndryshëm, me deputetë, të të gjitha partive. P.sh, ti flet për Veliajn, Berishën, dikujt si pëlqen dhe bën me mijëra raportime të falsifikuara që ti mbyllin.

Një rast është edhe ai i faqes së Facebook të PD, që thotë se ende e përdor Basha.

“Kemi faqen e Facebook të PD që është e rrëmbyer nga Basha, që i është ndryshuar emri në partinë e tij Euroatlantike. Është nisur procesi te Meta, por nga aspekti që mund të jetë temë relevante për SPAK dhe KQZ, kjo është indice që do ia paraqesim me të gjitha provat që ka edhe meta për shqyrtimin e çështjes”, shprehet Nini.

Nini ngre shqetësimin e audiencës apo klikimeve false.

“Kemi edhe rastin tjetër ku hidhen video në YouTube dhe mbushen me klikime falso. Dhe ne kemi një sistem që i monitoron këto video, në mënyrë ditore dhe mund të nxjerrim informacione nga cilat shtete kanë ardhur këto klikime dhe a kanë falso. Një qytetar normal mendon se fushata ka 10 mln klikime dhe mendon se do jetë i suksesshëm dhe hajd ti jap votën”, thekson Nini.

Në propozim, parashikohet që çdo person mund të raportojë pranë kësaj qendre për sulmet që i ndodhin dhe meren masa nga SPAK dhe grupet e posaçme kundrejt platforma si Meta, YouTube, TikTok etj. Nini thotë se Acromax e bën këtë propozim për të ndihmuar, pasi siç e thotë ai lufta më e madhe në këto zgjedhje do të bëhet në rrjetet sociale dhe jo në blerjen e votave në terren.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 03/03/2025 17:03

    Kjo company eshte vete ofruar per free apo kerkon pagesē?

    Përgjigju
  • Llogarite personale: 03/03/2025 15:59

    Do i sugjerosh qe te hetojne dhe llogarite personale te rrjeteve sociale qe mbushen me postime nga stafe institucionesh te cilet paguhen me taksat tona? Nuk mund te quhen dhurata sepse minimalisht nje spot kushton 250$ dhe duhet deklaruar si dhurate. Flm Aldor per iniciativen. Je qe je mos blloko video me audio e figure qe nuk te perkasin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?