Balerinët Adela edhe Anxhelo Muçollari performuan së bashku në eventin ndërkombëtar "Premio Roma Danza 2020". Adela rrëfen emocionet e këtij angazhimi online, edhe frymëzimin nga situata, që po përjeton mbarë bota për shkak të pandemisë Covid 19, për realizimin e pjesës koreografike “Up stand doën”.
“Ishte një eksperiencë shumë e veçantë, në këtë kohë shumë të veçantë. Bashkëpunimet vazhdojnë përtej kufijve shqiptar, por për mua edhe Anxhelon ishte një eksperiencë shumë e vyer, sepse pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe drejtorët më të mirë të baletit në mbarë botën. Çdo gjë ishte online. çdo gjë e kemi parë përmes një ekrani, edhe nuk ishin emocionet live, por emocionet sërisht për mua si artiste ishin të mëdha”.
Primabalerina ndalet edhe tek reflektimet, që ka pasur mbi jetën gjatë katër muajve karantinë.
“Nuk ka qenë e thjeshtë, por mendoj se njeriu kur do e gjen hapësirën, momentin edhe vendin e duhur për të bërë diçka. Për mua ka shërbyer si një moment reflektimi, kam parë sesa shumë i kam dhënë profesionit, edhe sa e rëndësishme është familja”.
E vendosur për çka do të arrijë si artiste, por edhe e prerë në zgjedhjet e saj, Adela na rrëfen arsyet se që e mbajnë lidhur me vendin.
“Jam shumë e lidhur me familjen time, por mendoj se publikut shqiptar i duhet një talent i tyre”.
Kjo eksperiencë e Adela dhe Anxhelo Muçollarit në këtë event prestigjioz vjen pas angazhimit të tyre, si anëtarë të jurisë së çmimeve “Primio Roma Danza 2019”.