Janë dy yje të baletit shqiptar, motër e vëlla. Adela e Anxhelo Muçollari janë nisur në një rrugëtim të vështirë për të prekur yje të tjerë.
Me projektin “WE ARE ALL MADE OF STARS” ata janë në kërkim të talenteve të reja në të gjithë Shqipërinë.
‘Talentet shqiptare kanë shkëlqyer dhe na kanë nderuar në skena dhe teatro të mëdha botërore. Shqipëria ka shumë talente, por duhet që dikush t'i zbulojë dhe t’i mbështesë. Ndaj nëse ne zbulojmë përmes këtij projekti talentet shqiptare dhe ata një ditë do të bëhen yje, une dhe dhe Anxhelo do të jemi të lumtur për këtë.’- tha Adela.
Ky projekt synon të përfshijë të gjithë të rinjtë e grupmoshave 15 - 29 vjeç. Anxhelo Muçollari ndoshta nuk do të ishte sot një yll baleti, nëse dikush nuk do ta zbulonte talentin e tij
Prandaj për ë është më shumë se e përjetuar rëndësia që ka projekti për zbulimin e talenteve te reja
‘Ka nisur një punë e madhe, kanë nisur audicionet. Ne kemi një staf të madh mbështetës mbrapa. Dhe unë e theksoj këtë se është e rëndësishme dhe e domosdoshme që talentet dikush duhet t'i drejtojë në rrugën e duhur që ata të japin më të mirën e tyre.’- tha Anxhelo.
Projekti do të zhvillohet në tri faza që nis me audicionin me të rinjtë, workshop-in për të gjithë talentet; dhe në fund një gala përmbyllëse për të përzgjedhurit.
Projekti i mbështetur nga agjencia kombëtare e Rinise në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të realizohet në 6 qytete: Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Tiranë.
15-29 vjec eshte pak si vone,talentet e verteta zbulohen qe ne 9 vjecare.Mua me kujtohet kam qene ne 8 vjecare,kur erdhen ne oren e fiskultures njerez nga baleti per te zgjedhur ndonje te talentuar.Une ate dite nuk morra pjese ne klase se isha me raport me arsye,por isha e pranishme ne dhomen e zhveshjesh.Me kujtohet qe kerkonin vetem dy teste,nje te ishe i afte te qendroje ne maje te gishtave dhe te ishe i afte qe kur te vinin krahun pas mesit,ta perkulje trupin si U e permbysur,pa veshtiresi.Baletin me pelqen t'a shikoj,por qe te behesha balerine,nuk do te doja kurre.Ka prinder qe duan qe femijet e tyre te behen balerine dhe i fusin ne lloj-lloj klasash.Personalisht mendoj qe po te kisha nje femije,nuk do t'a detyroja te behej balerine me zor e te ndiqte klasa me detyrim,por ne se donte qe te behej balerine,nuk kisha per t'a ndaluar,pasi eshte ceshtje pasioni.
Përgjigju