VIP & Spektakël

Adele rikthehet pas 6 vitesh, thyen rekord me këngën e re

15 Tetor 2021, 08:43| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 08:58

  • Share

Këngëtarja Adele i është rikthyer sërish botës së muzikës pas rreth 6 vjetësh, por duket se ajo nuk  e ka humbur audiencën e saj, pasi ka regjistruar 10 milionë shikime në vetëm 7 orë pas publikimit të këngës.

Adele ka sjell për publikun e saj të dashur këngën “Easy on me”, një baladë e cila tregon vendimin e këngëtares në 2019 për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për Vogue, Adele tha se këtë klip ia ka dedikuar djalit të saj, i cili kur të rritet të kuptojë përse ajo është divorcuar dhe kërkoi lumturinë.

Videoklipi bardhezi është realizuar në të njëjtin vend ku është xhiruar edhe hiti “Hello”.

"Unë ndryshova veten për t'ju vënë ju të dyve në radhë të parë, por tani unë heq dorë", thotë Adele në një pjesë të këngës.

Pikërisht në këtë moment, regjisori Xavier Dolan ka zgjedhur ta kalojë videoklipin nga bardhezi me ngjyra, si për të treguar që ajo e ka gjetur forcën për tu ringritur sërish. Adele dëshiron të tregojë se nuk duhet të ndihet fajtore, se ka vënë në radhë të parë veten e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?