Ademola Lookman

Sport

Ademola Lookman ndan klubin me tifozët e Atalantës, Juric: S'e di a do jetë titullar

20 Shtator, 14:03| Përditesimi: 20 Shtator, 14:04

  • Share

Pas javësh tensioni, Ademola Lookman ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me grupin e Atalantas, duke u rikthyer në dispozicion të trajnerit Ivan Juric. Dje sulmuesi ka pasur një sqarim me shokët e skuadrës dhe trajnerin, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt normalitetit pas një vere të komplikuar dhe rebelimit për t'u larguar drejt Interit.

Lookman, i motivuar, tha se ka rikuperuar qetësinë dhe dëshirën për të dhënë maksimumin për bergamaskët. Pas bisedës, ai iu bashkua stërvitjes pas ndeshjes me PSG, duke treguar se është gati të kthehet plotësisht në planet e skuadrës, si për Serie A, ashtu edhe për angazhimet në Champions League.

Rikthimi i Lookman është i rëndësishëm për Atalantën, si nga pikëpamja sulmuese, ashtu edhe për rotacionin e skuadrës. Tensioni midis lojtarit dhe klubit nisi në gusht, kur Interi ofroi rreth 45 milionë euro për transferimin e tij. Negociatat nuk u realizuan dhe Lookman stërvitej veçmas, duke krijuar një klimë të vështirë brenda grupit.

Edhe pse u shpreh i penduar, tifozët e Atalantës kanë hapur një pankartë në qendrën stërvitore duke e quajtur mosmirënjohës. Paçka klimës së tensionuar, trajneri Ivan Juric e ka grumbulluar sulmuesin nigerian për sfidën e nesërme kundër Torinos në udhëtim (15:00).

"Titullar? Do ta shohim. Ai është stërvitur pak me ekipin. Është ende një lojtar i rëndësishëm për ne, por unë do ta vlerësoj", tha trajneri Juric.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?