Gent Cakaj

Adhuruesi i Millosheviçit mori Nobel-in/ Cakaj reagon ashpër: E turpshme dhe e pakuptimtë, jam i zhgënjyer

10 Tetor 2019, 16:58| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 17:02

  • Share

TIRANË- Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reguar pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.

Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shkon dhe me tej kur e quan “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan Cakaj në Twitter.

Postimi i plotë i Gent Cakaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?