Adi Krasta, i cili me monologjet e tij denonconte vazhdimisht pushtetet e papërgjegjshme në Shqipëri dhe propagandën e tyre, sot ka hy nën sqetullën e pushtetit në Kosovë.
Me një karrierë prej dekadash në gazetari, ai s'po do që të merren masa ndaj atyre që prodhuan skandalin "Slobodna Bosna", përmes të cilit pushteti duke përdorur RTK-në atakoi dy media private.
Pra, Adi Krasta, i paska problem veç pushtetet e papërgjegjshme, ku nuk arrin me u instalu si vasal i tyre. Edi Rama për të qenka i keq veç pse nuk e ka rehatu sikurse Albin Kurti.
Shumë keq me ia kushtu gjithë jetën gazetarisë e me përfundu në prehër të atyre që e luftojnë lirinë e shprehjes.
Çka me bo me monologjet e tua, zoti Krasta? Apo me të kujtu veç si dikë që ia ka prekë gjoksin Arilena Arës si një maniak seksual?