Adi Krasta

Media

Adi Krasta me syrin e nxirrë: Historia e rrahjes së moderatorit, për një kompliment

5 Qershor 2018, 06:36| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 06:37

  • Share

Adi Krasta, ka postuar në Instagram një foto të hershme, ku shihet me shenjën e nxirë poshtë syrit të djathtë.

Në fakt kjo foto është dëshmi e një historie rrahjeje që bëri shumë bujë në vitet ’90-të.

Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Motivet e rrahjes sipas medias së asaj kohe, ishin pasi Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, që siç u tha, ishte e lidhur me një tip të fortë.

Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tronditi atëherë opinionin publik.

Në disa shkrime që gjenden në Google u tha se qeveria mori në mbrojtje për disa kohë Krastën, duke i lënë pas pas vetes dhe një truproje të Gardës së Republikës.

Në lidhje me këtë kujtim aspak të mirë nga karriera e tij, kanë komentuar dhe miqtë e ndjekësit në Instagram, duke e përshkruar foton me fjalët: “Ishte koha kur të vinin burrat pas për një kompliment në tv”./Tema

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?