Adrola Dushi, Adisi dhe Fifi

Adis Patushi publikon fotografi me djalin, ja komenti që i bëri Fifi

13 Shtator 2022, 08:57| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 09:01

  • Share

Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi janë ndër çiftet më të komentuara në rrjet. Adisi ka qenë më parë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një fëmijë. Së fundmi, Adisi ka publikuar fotografi me djalin e saj Troin, të cilit i ka bërë edhe një dedikim.

“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi. Babit i mungon shumë!”- shkruan ai krahas fotos.

Vëmendje të madhe ka marrë edhe komenti i Fifit, e cila i ka bërë disa zemra duke vërtetuar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj, dhe raportin me djalin e tij. Edhe Adrola Dushi duket se gëzon respekt për Fifin.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola disa kohë më parë në një intervistë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?