Politikë

Administrata Doganore, Rama: 12 milionë euro të arkëtuara, mbi 3100 deklarata të përpunuara në ditë

26 Qershor, 13:16| Përditesimi: 26 Qershor, 13:32

  • Share

Dogana shqiptare funksionon pa ndërprerje 24 orë në ditë, me një staf prej 1200 punonjësish të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore, duke mbuluar të gjithë territorin doganor të vendit.

Kjo strukturë administrative garanton sigurinë kombëtare, lufton tregtinë e paligjshme dhe mbështet bizneset e ndershme.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se Dogana, në harkun kohor të vetëm një dite, arkëton nga 9 deri në 12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit, duke treguar një efikasitet të lartë në menaxhimin e detyrimeve fiskale dhe kontrollin e kufijve.

Në 24 orë, administrata doganore përpunon mbi 3100 deklarata doganore, mbikëqyr dhe kontrollon 28 310 automjete dhe 107 mijë pasagjerë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rrjedhën e qarkullimit ndërkombëtar të mallrave dhe njerëzve. Gjithashtu, lëshon 64 autorizime elektronike për bizneset, realizon 718 skanime dhe kryen 20 kontrolle mbi mallrat me akcizë.

Pjesë e këtij rrjeti janë edhe analizat laboratorike me standarde ISO, ku analizohen rreth 50 mostra në ditë, si dhe veprimtaritë e strukturave inteligjente që realizojnë 13 kontrolle të plota dhe 450 kontrolle të pjesshme mbi mallrat dhe subjektet doganore.

Dogana sekuestron mesatarisht 230 produkte të falsifikuara në ditë dhe fiton 80% të çështjeve ligjore me impakt financiar vjetor prej rreth 24 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Sipas Kryeministrit, struktura moderne e hetimit, laboratorët shkencorë dhe kapacitetet ligjore e bëjnë Doganën një nga shtyllat kyçe të sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Dogana shqiptare është një institucion në shërbim të qytetarëve, ekonomisë dhe së ardhmes europiane të vendit.

"DOGANA NË 24 ORË

Fuqia që garanton siguri, zhvillim dhe të ardhura për Shqipërinë Europiane

Administrata Doganore Shqiptare është në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit doganor të vendit, duke garantuar:

Sigurinë kombëtare

Luftën kundër kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme

Mbështetjen për biznesin e ndershëm

Me struktura moderne në hetim, inteligjencë, laboratorë shkencorë dhe fushën ligjore, Dogana është një nga shtyllat themelore të sigurisë ekonomike dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë", shkroi Rama.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reklame me shalqi: 26/06/2025 18:19

    Qe kamioni te niset me tragetin e darkes duhet te jete ne port qe ne 12, radha te skaneri, radha te polici, radha te doganieri. Te kalata konteniereve kane lene 2 stakker te bejne gjithe punen, dhe si asnje port tjeter diten e 5 fillojne gjobat per depozitim, nderkohe 1 kamion nxjerr 1 kontenier ne dite se fillon prape rradha te skaneri, te doganieri te polici etj. Nuk e di ku e gjen komplimentin per doganen, por pyet njehere biznesin se te japin ndonje mendim tjeter per situaten reale!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?